'Zgjedhorja', Gazment Bardhi: Komisioni një farsë, na lanë jashtë se po tentohet një reformë jo konsensuale

12 Shkurt, 22:29| Përditesimi: 12 Shkurt, 22:35

  • Share

Opozita nuk do të heqë dorë nga aksioni opozitar në parlament. Kështu tha Gazment Bardhi në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Sa kohë nuk ndryshon kursi i mazhorancës opozita është në të drejtën e vet. Ata që janë në gabim janë shumica.Ne nuk kemi kërkuar të na jepet diçka që nuk na takon. E drejta e hetimit parlamentar, e garanton Kushtetuta. Reagimi i deputetëve të opozitës është gjëja më minimale. Sa herë të na shkelen të drejtat në Kuvend kemi për detyrë të reagojmë”.

Kurse komisionin për Reformën Zgjedhore e quajti pseudokomision.

Grupi ka një projekt të opozitës për reformën zgjedhore. Nuk i kemi hyrë prezantimit të përmbajtjes sa kohë ne jemi jashtë procesit. Jemi lënë jashtë dhe të gjitha gjasat janë se po tentohet një reformë jo konsensuale. Legjitimim i një farse që po ndodh në atë komision. Reforma duhet të nisë nga prishja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku u ndryshua formula e koalicioneve që i dha fitoren Edi Ramës për mandatin e tretë. Sistemi mazhoritar, po jam dakord për lidhjen e të zgjedhurit me qytetarin” tha ai.

“Komisioni është vënë në lëvizje për shkak të protestës së opozitës. Ai është pseudokomision. Përfaqësuesit e opozitës që janë aty nuk kanë legjitimitetin për të qenë aty. Nuk vlen vullneti i 50 deputetëve sipas tyre, por vlen ai i 5 deputetëve."


Lajmi kryesor:

Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi zbardh detaje në Report Tv: Mosbesimi ishte i madh! Doja lidership të ri, por dështova dhe iu binda shumicës


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?