Recep Tayyip Erdogan

Komisioni parlamentar turk jep 'dritë jeshile', Suedia një hap më afër anëtarësimit në NATO

26 Dhjetor 2023, 18:27| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 22:59

  • Share

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk dha aprovimin e tij për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kështu protokolli i pranimit të Suedisë në NATO, u miratua pas 19 muajsh pritje, tha për AFP deputeti i opozitës turke Utku Cakirozer (CHP). 

Turqia ka hedhur një hap përpara drejt miratimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO pas muajsh diskutime dhe refuzime. Ky vendim do të votohet nga parlamenti turk në ditët në vijim për t’i dhënë përfundimisht dritën jeshile vendit nordik.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Finlanda u pranua në NATO në prill, por që 19 muaj, kurse Suedia priste miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, pasi për t’u bërë pjesë e aleancës kërkohet miratimi i 31 shteteve anëtare.

Në nëntor, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit turk dështoi të arrinte dakordësi për teksin e marrëveshjes, dhe çështja u la për diskutim sërish pasditen e sotme.

Në korrik, Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi Stokholmi shtypi grupet kurde që Ankaraja i cilëson grupe terroriste.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?