Komisioni i Venecias mbyll vizitën në Tiranë për Kushtetuesen, takohen kreun e KED-së, Dvorani

14 Shkurt 2020, 13:18| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 14:32

  • Share

TIRANE- Në ditën e fundit të qëndrimit në Tiranë, delegacioni i Komisionit të Venecias është ndalur të takojë edhe atë që u konsiderua si "molla e sherrit" mes presidencës dhe mazhorancës për emërimet në Kushtetuese, kreun e KED Ardian Dvorani.

Ata u takuan edhe me anëtarë të tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve.

Me ligjin e ri që u miratua më 12 janar në parlament me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

1581683192_1581682880dvoranivenezia.jpg

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?