Komisioni i Shëndetësisë tek QSUT
Sallaku: Ka probleme me ilaçet

22 Tetor 2013, 13:20| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Deputetët e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një vizitë pranë spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të qytetarëve në luftër kundër kancerit, deputetet kanë vënë theksin në rëndësinë e kontrollit të vazhdueshëm, në mënyrë që sëmundja të kapet në fazat e para, për të pasur një trajtim sa më efikas.

Deputetja Klodiana Spahiu, tha se qeveria ka marrë përsipër të bëhet depistim falas në zonat e thella.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka bërë thirrje qeverisë të mbajë premtimin për zerimin e tarifave.

Shefi i Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Agim Sallaku, ngriti shqetësimet me të cilat përballet çdo ditë kjo qendër spitalore, duke përmendur kryesisht problemet madhore me mungesën e ilaçeve dhe koston e lartë të aparaturave.

Në këtë vizitë, anëtarët e komisionit kanë vëzhguar më nga afër realtitetin në këtë qendër spitalore. Komisioni, i cili drejtohet nga deputetja e PD, Albana Vokshi kanë ngritur një sërë shqetësimesh për sektorin e shëndetësisë, duke marrë parasysh këtu edhe akuzat që janë lëshuar mbi këtë sektor nga të djathtët.

Shkrimi u publikua sot(22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?