Komisioni i Reformës Zgjedhore, Rezart Kthupi: Parlamenti e ndryshon Kodin edhe pa konsensus

6 Shkurt, 22:11| Përditesimi: 6 Shkurt, 22:21

  • Share

 

Reforma zgjedhore duhet bërë patjetër sipas sekretarit për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi. I ftuar në Repolitix në Report Tv Kthupi u shpreh se sistemi duhet ndryshuar sepse ka probleme.

“Ne propozimet tona i kemi publike, asnjë propozim përveç tonit nuk është publik. Ram nuk e do ndryshimin e sistemit. I konvenon ky sistem që është. Ky sistem duhet ndryshuar, jo për faktin se favorizon partitë e vogla, por sepse ky sistem ka dy probleme, mungesë përfaqësimi dhe pabarazi vote”.

Kthupi shtoi se parlamenti e ndryshon Kodin edhe pa konsensus.

“Çështja e vetos së bashkëkryetarit është një mit i madh. Kemi shkuar sot në komision dhe kemi propozuar draftin tonë, ne e kemi propozuar dhe drejtpërdrejt në parlament. Kodi Zgjedhor si çdo ligj tjetër mund të propozohet nëpërmjet komisionit të reformës zgjedhore ose me procedurë të drjetpërdrejt në parlament. Çdo subjekt që është pjesë e komisionit mund të propozojë një draft në komision ose me procedurë parlamentare. Jashtë komisionit apo brenda komisionit. Komisioni është vendi ku arrihet një konsensus por kjo nuk do të thotë se nëse në komision nuk arrihet një konsensus parlamenti nuk ka fuqi ta votojë.”


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, Fatos Klosi: Listat e hapura nuk bëhen, kërkesa 1 Zonë Kombëtare Zgjedhore e padrejtë! Haklaj: Bllokimi i komisionit, skenar i trekëndëshit


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?