Selia e PS-së

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, Report Tv zbardh propozimet e PS, Gjiknuri bashkëkryetar! Ende asnjë emër nga PD-ja

16 Shkurt 2022, 11:58| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 13:44

  • Share

TIRANË- Nuk ka surpriza! Damian Gjiknuri është emri i propozuar nga Partia Socialiste si bashkëkryetar për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Gazetarja e Report Tv, Rovena Cerka ka zbardhur të gjitha emrat e mazhorancës për ‘Zgjedhoren’ të cilat do t’i çohen Kuvendit ditën e nesërme për votim. Pas Gjiknurit, PS-ja ka propozuar për Toni Gogu, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi, Arben Pëllumbi dhe Blendi Klosi. Ndërkohë anëtarë zëvendësues janë propozuar Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja dhe Xhemal Qefalia. 

Ndërsa, anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale dhe Administrative ende nuk janë përcaktuar. Emrat që do të propozohen do të vendosen në mbledhjen e grupit parlamentar socialist mëngjesin e nesërm.

Nga ana tjetër, nga Partia Demokratike nuk ka ende asnjë emër konkret se cili do të jetë deputeti që do të negociojë me Gjiknurin për ‘Zgjedhoren’. Nga sa është mësuar me burime jo zyrtare, mendohet se do të jetë Enkelejd Alibeaj, megjithatë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të enjten e kaluar, Parlamenti miratoi ngritjen e dy komisioneve të posaçme, asaj të Reformës Zgjedhore dhe asaj Reformës Territoriale, të propozuara nga Partia Demokratike. ‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’ janë cilësuar nga PD-ja si “kuajt e betejës” së opozitës dhe arritën marrëveshjen për ngritjen e Komisioneve në Kuvend, pas dakordësisë me mazhorancës, ku PD-ja kushtëzoi votën e saj pro Vettingut, në këmbim të formimit të këtyre 2 Komisioneve.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PS
Damian Gjiknuri bashkëkryetar
Toni Gogu anëtar
Ermonela Felaj anëtare 
Blerina Gjylameti anëtare
Klotilda Bushka anëtare
Klevis Xhoxhi anëtar
Arben Pëllumbi anëtar
Blendi Klosi anëtar
Anëtar zëvendësues
Gledis Çeliku
Jurgis Çyrbja
Xhemal Qefalia

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?