Komisioni i PD përfundon vlerësimin e kandidaturave që votoi baza/ 326 emra do shqyrtohen nga Kryesia

22 Tetor 2020, 13:25| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 15:34

  • Share

TIRANË- Komisioni i vlerësimit të kandidaturave në Partinë Demokratike ka përfunduar sot procesin e vlerësimit të emrave që u votuan nga baza.

Janë 326 emra që tashmë do të shqyrtohen nga Kryesia e PD, për të përcaktuar listën finale të kandidatëve. Në total, Komisioni i Vlerësimit në PD ka skualifikuar rreth 150 emra. Pasdite komisioni do të dalë me një deklaratë për të dhënë më shumë detaje.  

Mbyllja e punës së komisionin shënon edhe përfundimin e fazës së 3-të të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Në fazën e parë u propozuan rreth 3600 emra në të gjitha degët e PD. Në fazën e dytë komisioni seleksionoi emrat e mundshëm për çdo qark, të cilët ia dërgoi për votim sërish bazës së PD. Më pas emrat u kthyen sërish në Komision, i cili bëri vlerësimin e kandidatëve të mundshëm në bazë të kontributit në parti dhe pëlqyeshmërisë nga baza (sa më pak vota kundër, vlerësim më i mirë).

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?