Komisioni i Ligjeve shton edhe
një ditë pushim për administratën

18 Janar 2018, 12:16| Përditesimi:

  • Share
Komisioni i Ligjeve ka miratuar një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës, Endri Zerva. Është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës.

Pra përpos 19 tetorit që është shpallur si dita e Lumturimit të Nënë Terezës, u vendos që të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare. Projektligji i miratuar nga Komisioni i Ligjeve do t’i kalojë Kuvendit për tu miratuar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?