Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për amnistinë fiskale, Alimadhi kundër, Lita abstenon

27 Korrik 2020, 15:11| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 15:16

  • Share

TIRANE-Komisioni i Ligjeve me 16 vota pro, një kundër dhe një abstenim miratoi draftin e amnistisë fiskale. Kundër votoi Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenuese erdhi nga Korab Lita. Ministrja e Financave Anila Denaj tregoi edhe hapat që do të ndiqen më tej.

"Është e rëndësishme të theksohet se cfarë do të ndodhë paralelisht. Mbi të gjitha kërkohet që lufta kundër evazionit të jetë fiks dhe për këtë duhen edhe sisteme. Fokusi janë edhe disa ligje që duam ti miratojmë në shtator. I pari ka të bëjë me llogaritë bankare dhe e dyta me krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues".

Relatori i cështjes nga Alket Hyseni tha se ligji përjashton dhënien e informacioneve në institucionet përkatëse. "Nuk ka asnjë pengesë që ligji për amnistinë fiskale për t'u miratuar në parim. Ata që përfitojnë janë subjektet e miratuar në aktin normativ. Garancitë për deklarim vullnetar janë shumë të rëndësishme.

Detyrimet tatimore do të konsiderohen të paguara. Përjashtohet dhënia e informacioneve në institucionet përkatëse. Përjashtim nga përndjekja penale dhe procedim penal. Afati i amnistisë fiskale është vetëm 12 muaj. Ne duhet të kemi parasysh që nga ky ligj përjashtohen zyrtarët, por nuk janë llogaritur familjarët e tyre. Kjo mund të sjellë pikëpyetje".

Projektligji krijon premisat për një amnisti fiskale dhe penale me një afat 1-vjeçar. Përfitues të amnistisë do të jenë shtetasit shqiptar pavarësisht se ku jetojnë (lexo ketu draftin).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?