Politikë

Komisioni i Jashtëm, Tomorr Alizoti: Diplomatët shqiptarë janë më të varfërit në rajon, qeveria nuk i ka trajtuar siç duhet

12 Nëntor 2021, 11:17| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 12:22

  • Share

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, deklaroi sot në Komisionin e Jashtëm se diplomatët shqiptarë janë më të varfërit në rajon.

Alizoti u shpreh se ato nuk janë trajtuar siç duhet ndërsa shtoi se financat duhet të shkojnë në ambasadat kryesore të Shqipërisë në Botë.

Teksa Komisioni i Jashtëm miratoi projektbuxhetin për vitin 2022, Alizoti theksoi se atyre iu rritet rroga, por taksohen më shumë.

“Rritja prej 17% tingëllon e madhe por humbet në strukturë. Kjo financë duhet të shkonte te diplomatët, që të jenë të motivuar. Se çfarë do Shqipëria në Afrikë? Unë nuk e di, mirë do të ishte të ishte fuqi e madhe, por është vend i vogël. Financat të shkojnë në ambasadat kryesore. Sot ka diplomatë të keqpaguar, që prezantojnë Shqipërinë, nuk ftojnë dot dikë për drekë apo për darkë pune në një lokal serioz. Diplomatët shqiptarë janë më të varfrit në rajon. Qeveria e sotme edhe e kaluara s'i ka trajtuar si duhet. Pse Kosova i paguan më lart? Hajde i diskutojmë realisht.  Nuk i pranoj recitimet, që diplomatët shqiptarë janë trajtuar me një vlerë…ku janë vlerat? Është rritur rroga, është taksuar më shumë. Unë e di” tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?