Politika në fushatë, komisionet shtyjnë ligjet pas 14 majit! Mes tyre rritja e pagës së institucioneve kushtetuese! Rroga e presidentit nga 257.000 do të bëhet 425 000 lekë

25 Prill 2023, 10:53| Përditesimi: 25 Prill 2023, 19:17

  • Share

Ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për rritjen e pagës së Presidentit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese është shtyrë nga komisioni i ekonomisë të diskutohet pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

"Deputetët të të dy krahëve më sugjeruan se do bëjnë propozime. Unë si kam parë ende të zbardhura, por i gjej të arsyeshme. I propozoj kolegëve shtyrjen. Unë mendoj se pr/ligji kërkon një vlerësim edhe më të thellë. Do ju vendosim në dijeni për këto shqetësime. Unë propozoj pra të shtyhet diskutimi, për të marrë kohën e mjaftueshme për ta diskutuar më në thellësi", tha Shalsi.

Draft ligji parashikon që rroga e presidentit të rritet nga 257 000 lekë në 425 000 lekë në muaj duke ndikuar në vendosjen e hierarkisë së pagave për institucionet e tjera të pavarura. Përfitojnë rreth 25 funksionarë të cilët pagën e kanë të lidhur me atë të Presidentit dhe efekti financiar nga kjo skemë e re përllogaritet 20-30 milion lekë.

Projektligji vë në zbatim vendimit nr. 35/2022, të Gjykatës Kushtetuese për rregullimin e raportit të pagave të titullarëve dhe të anëtarëve të organeve kolegjiale, institucioneve të pavarura kushtetuese dhe për të gjithë nëpunësit e administratës publike.

Po ashtu, Komisioni Ekonomisë shtyu edhe projektligjin për “statusin e gjyqtarit”, i cili parashikonte ndryshime të pagës për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, ku rritja do të llogaritet koeficient 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?