Komisioni i Ekonomisë rrëzon 3 nisma deputetësh “mes tyre dy nismat ‘anti-korrupsion’ të Tabakut

30 Tetor 2023, 16:07| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 20:19

  • Share

TIRANE- Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat rrëzoi dy nismat e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Deputetja Tabaku prezantoi ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, dhe atë për “Për Prokurimin Publik”.

Gjatë parashtrimit të dy projektligjeve, Tabaku u shpreh se propozimet synojnë adresimin e disa problematikave që lidhen me mungesën e konkurrencës si dhe garat fiktive me kompani fiktive me pronarë të panjohur dhe pa kapital fillestar, etj.

 Gjatë parashtrimit të dy projektligjeve, znj.Tabaku u shpreh se propozimet synojnë adresimin e disa problematikave që lidhen me mungesën e konkurrencës; garat fiktive me kompani fiktive me pronarë të panjohur dhe pa kapital fillestar; etj. Ndër të tjera znj.Tabaku u shpreh se propozimet synojnë krijimin e disa mekanizmave të shtuar për të forcuar procedurat dhe se elementët që propozon se duhen ndryshuar lidhen me: pasaportat e prokurimit publik, që krijojnë mundësinë e pasjes së informacionit sa më të detajuar për të gjithë dokumentacionin e tenderit; rritjen e transparencës mbi kapitalin fillestar dhe burimet e financimit; ndalimin dhe krijimin e barrierave për pjesëmarrje në garë të kompanive, pronarët e të cilave janë dënuar për vepra penale si: pastrimi i parave, financimi i terrorizmit; korrupsion, etj. “Propozimet i kam bazuar në dy elemente kryesorë: elementi i parë, në momentin e marrjes së kontratës publike dhe në momenti tjetër, në moslejimin e marrjes pjesë në garat publike”, u shpreh znj.Tabaku. 

“Propozimet i kam bazuar në dy elemente kryesorë: elementi i parë, në momentin e marrjes së kontratës publike dhe në momenti tjetër, në moslejimin e marrjes pjesë në garat publike”, u shpreh Tabaku.

Relatorja e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”, Enslemvera Zake u ndal në procesin e konsultimit dhe shqyrtimit në komisionet për dhënie mendimi dhe vlerësoi që nisma duhet të merret në konsideratë dhe të përfshihet në projektligjin e ri për koncesionet që po hartohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me asistencën e FMN-së.

Deputetja Antoneta Dhima, në cilësinë e relatores së projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” vlerësoi qëllimin e nismës për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, por propozoi që nisma të dërgohet pranë grupit të punës që po punon dhe drafton në bashkëpunim me SIGMËN, amendimin e ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i cili është parashikuar në shqyrtohet brenda vitit 2023. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni rrëzoi parimisht të dy projektligjet.

Komisioni rrëzoi edhe nismën e deputetit Petrit Vasili për një shtesë në ligjin “Për taksat kombëtare”.

Deputeti Vasili pasi vlerësoi se nisma po shqyrtohet me vonesë, sqaroi se projektligji kishte për qëllim pezullimin e aplikimit të dy taksave që aplikohen tek karburantet, si një mjet për zbutjen e rritjes së çmimit të karburanteve të fundit të vitit të kaluar dhe për t’iu ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve.

Deputetja Pranvera Resulaj në cilësinë e relatores vlerësoi se objekti i projektligjit të paraqitur është i tejkaluar, ndërsa evidentoi se mungon një vlerësim mbi efektin financiar që do të sillte ky ndryshim në buxhetin e shtetit. Resulaj kërkoi rrëzimin e projektligjit.

Relatorja e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”, znj. Enslemvera Zake u ndal në procesin e konsultimit dhe shqyrtimit në komisionet për dhënie mendimi dhe vlerësoi që nisma duhet të merret në konsideratë dhe të përfshihet në projektligjin e ri për koncesionet që po hartohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me asistencën e FMN-së. Deputetja znj.Antoneta Dhima, në cilësinë e relatores së projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”” vlerësoi qëllimin e nismës për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, por propozoi që nisma të dërgohet pranë grupit të punës që po punon dhe drafton në bashkëpunim me SIGMËN, amendimin e ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i cili është parashikuar në shqyrtohet brenda vitit 2023.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni rrëzoi parimisht të dy projektligjet.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?