Komisioni i Ekonomisë miraton 
projektligjin për biokarburantet

21 Tetor 2014, 16:01| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ministria e Financave kërkon heqjen e lehtësirave për produktin “ BIO” që gjendet në karburantet finale që hidhen për konsum. Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë arsyeja e shfuqizimit te dy dispozitave ligjore që parashikojnë lehtësi për këtë sektor.
 
Ky projektligj është miratuar nga ky komision sëbashku me atë për rritjen e akcizës së cigares që duket se nuk i ka fshehur sërish pakënaqesitë mes deputetëve të mazhorancës.
 
Rritja e akcizës nga 90 lekë në 110 lekë për cigaret me ndryshimet e reja në ligj që pritet të miratohet këtë të enjte në parlament, kanë bërë që deputeti i PS, Ervin Koçi t’i kërkojë kryetarit të Komisionit Braçe shpjegime pse çmimi është rritur, para se të hyjë në fuqi ligji.
 
Gjatë diskutimit në Komision është prezantuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me BERZH për kredinë me vlerë 100 milionë euro për sigurinë e depozitave të shqiptarëve nga zv.ministri i Financave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?