Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Ndreca në konflikt interesi, t’i drejtohemi SPAK me kërkesë...

25 Mars, 12:12| Përditesimi: 25 Mars, 12:51

  • Share

 

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka kërkuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, që t’i drejtohen me një kërkesë SPAK, për të pyetur nëse nënkryetari i PS, Plarent Ndreca ka qenë avokat i personave të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Sipas Zhupës, ai është në konflikt interesi sepse ka qenë avokat i Arben Gjatës.

Ndërkohë, Ndreca iu përgjigj duke pranuar se ka qenë avokat, por ai theksoi se kjo s’ka lidhje me komisionin.

Zhupa: Pranuat që keni qenë vetë avokat i një prej të akuzuarve, pranuat që jeni në konflikt interesi. Kam një kërkesë procedurale për të zgjidhur konfliktin e interesit. Le t’i drejtohemi SPAK, ta pyesim nëse Ndreca ka qenë avokat i personave të interesuar dhe qartësojmë edhe pozicionin e tij. PS ka mjaftueshëm resurse, deputetë që nuk kanë konflikt interesi me këtë çështje që mund të jenë nënkryetar të komisionit, që Ndrecës mos t’i krijohen probleme dhe komisionit.  Është mirë të sqarohemi para se të nisim procesin e hetimit.

Ndreca: Nga pikëpamja e diplomës nuk pres të më këshillojë Zhupa. Nuk ka nevojë me pyet të tjerë. Unë e thash kam qenë avokat jo vetëm i atij, por edhe i disa të tjerëve që bëjnë pjesë nga krahu juaj. S’ka lidhje me këtë komision.


Lajmi kryesor:

Nis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, opozita: Ndreca në konflikt interesi! Rama, 5 ministra e ish-ministra dëshmitarë, thirren brenda 10 qershorit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?