Komisioni Hetimor i shëndetësisë/ Vasili-deputetëve socialistë: Po thoni broçkulla! Ilir Metaj: Ti Vokshi nuk more masa për komunikimin joetik, nuk je versioni grua i Zeusit

2 Prill, 14:03| Përditesimi: 2 Prill, 14:20

  • Share

 

Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pati debate të gjata e të ashpra që në fillim të seancës.

Para se të niste mbledhja me rendin e ditës së bashkëpërcaktuar që më parë, kryetarja e komisionit Albana Vokshi kërkoi të ndërhynte jashtë rendit të ditës me kërkesën për firmosje nga çdo anëtar për deklarim moskonflikti interesi.

Në debatet e ashpra mes Vokshit dhe Ndrecës ndërhyri edhe Petrit Vasili. 

"Ne do të vijojmë rendin e ditës, apo do të dorëzojmë komisionin te sekretari?! Në kuvend u miratuan anëtarët e komisionit dhe jo sekretari. Ai është lehtësues i disa proceseve e asgjë tjetër. Ça ëahtë ky muhabet këtu? Raportin nuk do të përcaktojë sekretari. Ne nuk jemi komision i sekretarit. Këta po thonë broçkulla këtu. Kjo është politikë!Ça ‘vdiq’ komisioni hetimor? Këto janë komedira!”, tha Vasili. 

Ndërsa Vokshi i ndërpreu fjalën nënkryetarit Plarent Ndreca duke ia kaluar anëtares Ina Zhupa e cila vazhdoi të fliste edhe pas protestës nga ana e Ndrecës.

Më pas e mori fjalën deputeti i mazhorancës Ilir Metaj: Që ky komision të ketë një produkt, ka rëndësi, qoftë edhe formale, mënyra si ju kryetare e drejtoni punën e komisionit. Pra ju duhet të respektoni njësoj anëtarët e këtij komisioni në të dyja anët e tavolinës, në shprehjen e opinionit të tyre, pa i ndërprerë çdo herë vetëm anëtarët e maxhorancës.

Ilir Metaj: Ju nuk jeni aty në versionin grua të Zeusit, për të lëshuar vetëtima arrogante për ndërprerjen e çdo opinioni tonin, vetëm se nuk përputhet me kornizat e mosmendimit tuaj.

Pak më parë, ai anëtari aty (Vasili) tha që opinionet tona janë broçkulla. Ju nuk morët masë për komunikim joetik nga anëtari. Ok, mua në fakt më pëlqejnë epitetet folklorike, dhe i rezervoj vetes të drejtën t’a kthej zotërisë me të njëjtën mënyrë, në momentin që unë do e shoh të arsyeshëm.

Ina Zhupa: Ju jeni si grup i strukturuar kriminal.

Edona Bilali: Çfarë gjuhe është kjo?! Kërkoni ndjesë menjëherë.


Lajmi kryesor:

Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, PS refuzon formularin për konfliktin e interesit! S’miraton as kërkesat për informacion, Vokshi: Zvarrisin hetimin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?