Komisioni gjerman i vaksinave: AstraZeneca, jo efektive mbi 65 vjeç

28 Janar 2021, 16:01| Përditesimi: 28 Janar 2021, 16:08

  • Share

Në një kohë që kompania AstraZeneca është përfshirë nga polemika të shumta, në lidhje shpërndarjen e dozave të saj. Komisioni gjerman i vaksinave, ka bërë sot publik një rekomandim që vaksina e AstraZeneca të mos u jepet personave mbi 65 vjeç.

Sipas deklaratës, studimi është bërë nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Institutin Robert Koch dhe ata kanë zbuluar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e vaksinës për këtë grupmoshë.

"Nuk është e mundur të bësh një deklaratë për efektivitetin e vaksinës AstraZeneca tek njerëzit mbi 65 vjeç", tha deklarata.

AstraZeneca po përdoret për vaksinimin e qytetarëve britanikë, ndëkohë që më 29 Janar pritet të marrë edhe miratimin nga EMA.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?