Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian dhe Oliver Varhelyi, komisioneri evropian

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë, kushte për Bosnje-Hercegovinën

8 Nëntor 2023, 14:36| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 14:37

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Komisioni rekomandon gjithashtu hapjen e negociatave të pranimit në BE me Bosnje dhe Hercegovinën "pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit", tha ajo.

Dhe komisioni rekomandon që këshilli t'i japë Gjeorgjisë statusin e një vendi kandidat duke kuptuar se janë bërë disa reforma, raporton The Guardian.

"Ukraina vazhdon të përballet me vështirësi dhe tragjedi të jashtëzakonshme të provokuara nga lufta e agresionit të Rusisë, dhe megjithatë ukrainasit po e reformojnë thellësisht vendin e tyre, edhe pse po bëjnë një luftë që është ekzistenciale për ta", tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha se Ukraina ka përfunduar "më shumë se" 90% të hapave të nevojshëm të përshkruar nga komisioni vitin e kaluar, duke vënë në dukje reformat në drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit.

"Reformat e mbetura janë tashmë në rrugën e tyre, kjo është mirë dhe komisioni i vlerëson këto përpjekje. Dhe mbi këtë bazë ne kemi rekomanduar sot që këshilli të hapë negociatat e anëtarësimit", tha Von der Leyen.

Po ashtu ajo tha se komisioni ka rekomanduar që këshilli të miratojë një kornizë negociuese pasi Ukraina të ketë kryer reformat e saj.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?