Komisionet hetimore të opozitës, Majko nga Brukseli: Gati të bisedojmë

23 Janar, 11:30| Përditesimi: 23 Janar, 17:11

  • Share

Nga Brukseli, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit ndërparlamentar për stabilizim asociimin në Parlamentin Evropian, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka deklaruar se mazhoranca është e gatshmë për për të diskutuar me kolegët e opozitës, çështjen e 8 komisioneve hetimore.

Deputeti socialist flet për një zgjedhje oportune evropiane me kolegët demokratë.

“Çështja e 8 komisioneve hetimore që ka bllokuar sot prej 3 muajsh procedurat normale të Parlamentit ne jemi të gatshëm për të diskutuar me kolegët tanë dhe të gjejmë një zgjidhje oportune evropiane”, tha Majko.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?