Artur Ismajlukaj dhe Kujtim Vraniçi

Gjyqtari i Tiranës Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Elbasanit, Artur Ismajlukaj

19 Shtator 2023, 16:30| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 16:55

  • Share

Komisioneri Publik ka vendosur të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sa i takon Prokurorit të Elbasanit Artur Ismajlukajn. Sipas argumentimit që ka bërë Komisioneri Publik thuhet se ka fakte ligjore se Ismajlukaj, ka cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

Në njoftimin zyrtar nga Komisioneri Publik thuhet se apelimi të merret në shqyrtim nga Kolegji i Apelimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj.

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u konfirmua në detyrë nga KPK më 7 shtator. Po ashtu, që po ashtu vendosi t’i përcjellë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të dhënat mbi udhëtimet e tij me persona me precedentë për të hetuar mbi shkelje disiplinore. Procesi i vetingut për prokurorin Artur Ismajlukaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 681, datë 7.7.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan. Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese e ligjore, çmon se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 681, datë 7.7.2023, dhe në konsideratë të Rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, paraqiten rrethana dhe fakte ligjore se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 681/2023,të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj.”- thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2005. Ai u emërua prokuror në vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pranë Prokurorisë së Tropojës dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi sot (19 shtator) në detyrë të gjyqtarin e Tiranës, Kujtim Vraniçi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Kujtojmë se, Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?