Komisioneri Publik ankimoi vendimin, KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

15 Shkurt 2022, 09:43| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 12:34

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jellën.

Jella u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentin se nuk arrin nivelin e duhur të besueshëmrisë, por sot KPA rrëzoi kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e KPK. 

Ajo rezultoi e pastër në të tri shtyllat; atë të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, duke kaluar kështu Vetingun.

Kush është Anita Jella?
Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bjondi: 22/02/2022 12:26

    ne ka te korruptuar ne ket vend eshte kjo ... turp !

    Përgjigju
  • Beni: 15/02/2022 10:08

    E tmerrshme te qendroje kjo ne systemin e drejtesise.Te dhjefsha vetingun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?