Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi

Komisioneri Oliver Varhelyi vetë-karantinohet, një anëtar i stafit të tij doli pozitiv me COVID19

11 Tetor 2020, 20:52| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 20:55

  • Share

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, ka lajmëruar se një anëtar i stafit të tij, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se nuk ka simptoma, por po pret përgjigjjen pas kryerjes së tamponit.

Komisioneri është vetëizoluar deri në momentin që do të marrë një përgjigje negative nga rezultati i testit.

Jam informuar sot se një anëtar i ekipit tim ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe ekipi im jemi vetë-izoluar në përputhje me  udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndroni të sigurt!”, shkruan Varhelyi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?