Foto ilustruese

Bota

Komisioneri i Tregut të Brendshëm Breton: Fal vaksinave anti-COVID, Evropa do të ketë sezon turistik këtë verë

29 Mars 2021, 09:09| Përditesimi: 29 Mars 2021, 09:11

  • Share

Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, tha se shpreson se fal vaksinave anti-COVID Evropa do të ketë sezon turistik këtë vit.

“Ky sezon turistik do të mund të krahasohet me atë të vitit të kaluar, i cili nuk ka qenë dhe ai i keq, në kushtet në të cilat ndodhemi”, tha ai.

Kreu i Task Force, Thierry Breton, tha gjithashtu se sipas tij në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, Bashkimi Evropian do të duhet të dorëzojë 420 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 deri në mes të korrikut.

Lidhur me certifikatën e vaksinimit shtoi se do të ishte një mbështetje për rifillimin e udhëtimeve.

Sektori i turizmin është “goditur” më së shumti nga pandemia e cila nisi një vit më parë, pavarësisht ringjalljes së pjesshme që pati gjatë verës së kaluar mes valës së parë dhe të dytë të pandemisë.

Bashkimi Evropian lidhur me procesin e ngadaltë të vaksinimit ka fajësuar AstraZeneca për dërgesat e vonuara në BE.

Breton në fund tha se Bashkimi Evropian do të sigurojë që vaksinat e AstraZeneca të cilat janë prodhuar brenda BE-së të qëndrojnë aty pa u eksportuar derisa kompania farmaceutike britanike të përmbushi detyrimet e premtuara.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?