Komediani gjerman, Oliver Pocher

Komediani gjerman fyerje raciste ndaj komunitetit shqiptar në Zvicër: Këtu çdo gjë është e mirë, përveç shqiptarëve

8 Mars, 18:53| Përditesimi: 8 Mars, 19:00

  • Share

ZVICËR- Komediani i njohur gjerman Oliver Pocher ka shkaktuar një zemërim mjaft të gjerë në komunitetin shqiptar në Zvicër me fyerje raciste.

46 vjeçari gjerman ishte në një shfaqje në Zyrih ku nuk i kurseu komentet raciste pasi u pyet për shqiptarët duke i konsideruar si hajdutë.

“Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë. Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina”- tha Pocher.

Gjatë shfaqjes një e re shqiptare e cila ishte e pranishme në sallë e pyeti aktorin sesi mund të ndryshojë qëndrimin që ka për shqiptarët e Zvicrës.

Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.

Më tej aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”.

Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/03/2024 02:53

    Ky komediani nuk duhet t'i pergjithesoje gjerat,por faktet jane kokeforta.Disa dru te shtrember prishin pamjen e gjithe stives! Nuk i shikoni lajmet,gjithe bota me boten,shqipot me shperndarje e prodhim drogash,vjedhje,vrasje,prostitucion. E beme per vete Liam Neeson apo jo?

    Përgjigju
  • Sio s das!: 09/03/2024 00:15

    Shqiptarët duhet t'a fillojnë nga vetja,dmth Shqiptarët Duhet të Duan Njëri tjetrin,nqs duan që pastaj t'i duan të tjerët!

    Përgjigju
  • Emiiii: 08/03/2024 22:03

    Kur nuk na man shpija jon mir e kena. Ne tan europen na ka dal nami per keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?