Komedia "Pallati 176"
ringjallet nga të rinjtë

16 Dhjetor 2013, 22:29| Përditesimi:

  • Share
Komedia e pavdekshme shqiptare “Pallati 176” do të vijë në skenën e Teatrit të Metropolit, me një njëjtin subjekt dhe tekst por e mishëruar nga djem dhe vajza të rinj të profileve të ndryshme por të pasionuar pas teatrit.

pallati 176

Përreth 3 muaj janë përpjekur të sjellin sa më autentike, komedinë e njohur batutat dhe skenat e së cilës janë ende të përdorshme dhe shkaktojnë humor tek shqiptarët.  

pallati 176

Ndërkohë risia në këtë shfaqje është se personazhi i Perikliut vjen i interpretuar nga një vajzë.

pallati 176

Koordinatorja e këtij projekti Helena Halilaj shprehet për mikrofonin e A1 Report rreth shfaqes e cila do të vijë për dy ditë me radhë në Tiranë dhe më pas trupa pritet të udhëtojë edhe drejt Kosovës.

pallati 176
 
 Trupa e të rinjve e cila do të risjellë komedinë “Pallati 176” do të ngjiten në skenën e Teatrit të metropolit në datat 17 dhe 18 dhjetor në orën 18:00.

pallati 176

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?