Komedia për fëmijë ‘Zonja e Bujtinës’, tek ‘Artet’! Pianisti italian Emanuele Torquati, recital në Opera! ‘Stabat Mater’ në katedralen “Shën Pali” në Tiranë!

26 Mars, 10:17| Përditesimi: 26 Mars, 22:33

  • Share

Komedia për fëmijë "Zonja e Bujtinës" e autorit italian Carlo Goldoni dhe me regjit të Suela Bakos shfaqet sot në orën 15.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve.

Ekspozita "Lana Tirana Para - Pas” (tranzicionit) e fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri, pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 7 prill.

Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës mbahet sot në orën 18.00 në Teatrin Kombëtar performanca "Udhëtimi i ndërmjetëm i sporeve", nga Federica Altie.

Pianisti i njohur italian Emanuele Torquati mban sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas një recital me muzikë nga fundvitet '800 deri në ditët e sotme dedikuar kompozitorit Giancarlo Cardini.

Pas 4 koncerteve në rrethe, vepra vokale e e Antonin Dvorak "Stabat Mater" jetësohet sot në orën 19.00 në Katedralen "Shën Pali" në Tiranë.

Aleanca Franceze organizon sot në orën 12.00 në Qendrën Kulturore "Kujtim Alija" në Shkodër një shfaqje për fëmijë, me performanca muzikore, danci e lojëra argëtuese.

Vijon deri në 8 prill pranë Piramidës ekspozita e "Imagine Dignity" për arkitekturën, "100 ide për Ballkanin Perëndimor" e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë.

Me mediume piktorike e teknika të përziera, artisti Jon kraja sjell si një proces kinematik "Trajtat spektakolare" të jetës sonë në ekspozitën e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër që pret vizitorët deri të mërkurën.

Qëndron e hapur deri në 28 mars në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” nga Nik Alex Muçaj, ku ndërthuren problematika sociale me përvojën personale të artistit

Pret vizitorët në galerinë “Fab” deri në 2 prill ekspozita personale e artistit Pjerin Kolnikaj “Skulpturë”, që kurohet nga Vladimir Myrtezaj.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?