Kombëtarja U-20 e basketbollit

Kombëtarja U-20 e basketbollit, Shqipëria humbje me 61 pikë diferencë

10 Korrik 2023, 14:14
  • Share

Kombëtarja shqiptare e basketbollit U-20 ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Evropian të kësaj moshe në ligën B, që po zhvillohet në Shkup. Kuqezinjtë humbën thellë 46:107 kundër Finlandës, me nordikët që ishin zotër të parketit.

Finlanda ishte superiore qysh në periodën e parë, teksa fituan 22:10. Në çerekun e dytë, kuqezinjtë shënuan vetëm tetë pikë, teksa Finlanda 33, ndërsa as në periodën e tretë nuk pati reagim nga tanët. Perioda e fundit nuk kishte histori, duke u fituar po nga finlandezët 17-15, për rezultatin final 46:107.

Për tanët, lojtari më i mirë ishte Xhuljan Tola me 14 pikë, 10 kërcime në tabelë dhe 2 bllokime. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është kundër Zvicrës të martën në 16:00. Ky kampionat përfundon të dielën, me tanët që pas dy humbjeve nuk kanë shanse për të kaluar më tej.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?