Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e parë stërvitore: Konfirmohet mungesa e Kumbullës

31 Gusht 2020, 19:26| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 19:29

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Bjellorusisë me 4 shtator dhe Lituanisë me 7 shtator.

Trajneri Edoardo Reja zhvilloi një seancë të plotë me të gjithë grupin e lojtarëve të ftuar për këto dy sfida në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe pa për herë të parë nga afër gjendjen e tyre pas një periudhë të gjatë ndërprerje të shkaktuar nga pandemia COVID-19. 

Është konfirmuar gjithashtu edhe mungesa e Marash Kumbullës për këto ndeshje për shkak të një dëmtimi.

 Mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore. Programi stërvitor i Kombëtares do të vijojë normalisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?