Kombëtarja shqiptare e futbollit

Kombëtarja shqiptare e futbollit miqësore me Jordaninë në 10 tetor

15 Prill 2018, 12:21| Përditesimi: 15 Prill 2018, 12:27

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit në datë 10 tetor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Jordaninë. Lajmi publikohet nga mediat italiane, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Ndeshja me Jordaninë do luhet në Shqipëri, por ende nuk është përcaktuar stadiumi. Megjithatë sipas gjasave do të luhet në Elbasan ose në Shkodër. Kujtojmë që në datë 20 nëntor Kombëtarja kuqezi do të luajë një tjetër miqësore me Uellsin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?