Kombëtarja Shpresa shpërfytyron Austrinë në transfertë, fitore me ‘manita’

4 Shtator 2020, 20:37| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 20:39

  • Share

Shqipëria shpresa ka bërë një ndeshje madhështore kundër Austrisë në transfertë duke fituar me rezultatin 1-5 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-21.

Edhe pse përballë kishin një kundërshtar të frikshëm, që gjendet i dyti në grup, kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi shënuan dy herë në pjesën e parë, me Kallakun që realizoi super gol nga goditja e dënimit dhe Tuçin më pas. Në pjesën e dytë talenti Muçi që luan me Tiranën dhe që hyri si zëvendësues realizoi golin e tretë para se vendasit të shkurtonin përfundimisht.

Gjithsesi në minutat e fundit kuqezinjtë e vegjël realizuan edhe dy herë të tjera, me Muçin sërish dhe Selmanin më pas.

Pavarësisht fitores situata në grup mbetet e ndërlikuar pasi Shqipëria renditet e treta me 8 pikë, ndërsa dy vendet e para që kualifikohen, Anglia dhe Austria, kanë respektivisht 15 dhe 12 pikë. Ajo që na penalizon më së shumti është se kombëtarja shpresa ka 1 ose 2 ndeshje më shumë se pjestarët e tjerë të grupit, por gjithsesi kjo fitore ishte e jashtëzakonshme. Gjë e cila tregon për potencialin e skuadrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?