Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Kosovë

Kombëtarja Shpresa nuk ndalet, likuidon për herë të dytë Kosoven! Kundër Anglisë synohet ëndrra

13 Nëntor 2020, 20:57| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 21:00

  • Share

Kombëtarja Shpresa ka vijuar me rezultatet pozitive edhe pse në stol nuk ka Alban Bushin, te prekut me COVID. Sonte kuqezinjtë kanë fituar me golin e Çokajt 0-1 kundër Kosovës, duke marrë fitoren e tretë radhazi në grupin eliminator dhe të dytën kundër Kosvës. 

Askush nuk e priste por në ndeshjen e fundit kombëtarja shpresa ka shanse për tu kualifikuar në Europian. Gjithsesi për ketë duhet një mrekulli.

Me datë 17 kuqezinjtë do te luajne me Anglinë e vendit të parë ku duhet fituar me patjetër. Një detaj optimist është se tre luanët e kanë siguruar kualifikimin dhe ndaj kuqezinjve nuk kanë objektiv.

Por për të kapur vendin e dytë nuk mjafton kaq, pasi Austria në ndeshjen e fundit duhet të humbë ose të barazojë me Andorën. Ekziston edhe një mundësi tjetër. Barazimi i kuqezinjve me Anglinë dhe humbja e Austrisë, që në katër ndeshjet e fundit në grup ka marrë vetëm tre pikë.

Në rast kualifikimi do të jetë hera e parë për kombëtaren U-21 në Europian.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?