Armando Broja dhe Sylvinho

Kombëtarja na bëri të 'harrojmë' Armando Brojën

15 Shtator 2023, 11:22
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 kundër Polonisë në Tiranë dhe barazoi 1-1 në Pragë kundër Çekisë, me ndeshjet që vlenin për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Tanimë kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me dhjetë pikë, teksa kanë një ndeshje më shumë se Çekia (tetë pikë) e vendit të dytë.

Forma e mirë që kuqezinjtë treguan në fushë ka bërë që tifozët të "harrojnë" për një moment Armand Brojën. Sulmuesi i Chelsea vijon të ketë një dëmtim me klubin e tij dhe duket në rrugën e duhur për një rikthim në fushë.

Cilësia, golat dhe një lojë që të bënte për vete, ka sjellë edhe "harresën" për Brojën, aq shumë të nevojshëm në sulmin tonë. Në kushte të tjera, Sylvinho nuk do kishte luksin të linte një sulmues si 22-vjeçari në stol, ndërsa pikët dhe rruga e mbarë drejt finaleve të Euro 2024, bëri që edhe Broja të mos lakohej.

Veç sulmuesit të Chelsea, më shumë se emrave specifikë, Sylvinho i dha rëndësinë grupit. Vlen të përmendet se në ndeshjen e parë Uzuni u la në stol dhe nuk e nisi ndeshjen e Pragës si titullar, duke u preferuar në Tiranë. Nga ana tjetër, sulmuesi Ernest Muçi që po tregon formë të mirë me Legian nuk mori minuta. Kujtojmë këtu edhe mungesën e Kumbullës po prej dëmtimit.

Duket se Sylvinho ka krijuar një grup solid, me kuqezinjtë që në çdo rrethanë tjetër do e kishin luks qëndrimin në stol të Uzunit dhe Muçit, kjo për formën që po kalojnë në Spanjë dhe Poloni.

Në 12 tetor në Tiranë vjen Çekia ndjekëse dhe Armando Broja pritet të jetë me ekipin, pasi sulmuesi është pranë rikthimit në fushë me Chelsea. Pritet që me të në fushë, Sylvinho të ketë një "as nën mëngë".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?