Kombëtarja

Kombëtarja luan me Kilin, burime: Ndeshja e 22 marsit zhvillohet në Parma

14 Shkurt, 17:09| Përditesimi: 14 Shkurt, 17:45

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Kilit në datën 22 mars 2024 në stadiumin e Parmës në Itali. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije për Report Tv se palët tanimë janë dakordësuar dhe dueli miqësor do luhet në orën 20:45.

Ky do jetë takimi i parë mes dy skuadrave, me amerikano-latinët që janë një ekip i fortë dhe trajneri Sylvinho ka pasur një dëshirë të tillë. Kështu, përpara ndeshjes miqësore me Suedinë që luhet në datën 25 mars në Stockholm (19:00), kuqezinjtë do luajnë me Kilin në Itali.

Të dyja duelet janë në vazhdën e përgatitjeve për në Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos u shortuan në grupin B dhe në Gjermani do përballen me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Veç dy ndeshjeve të marsit, FSHF po punon për t'i ofruar stafit edhe dy miqësore të tjera në fundin e majit dhe pse jo një duel gjeneral në fillimin e qershorit. Kujtojmë se "Gjermani 2024" nis në datën 14 qershor dhe finalja luhet më 14 korrik.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?