Sport

‘Kombëtarja luajti mirë, unë bëra vetëm golin’! Broja si Reja: Gjimshiti humbje e madhe, do na mungojë kundër Polonisë

10 Tetor 2021, 17:10| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 09:55

  • Share

Pavarësisht se edhe njëherë u shndërrua në protagonistin e fitores sulmuesi Armando Broja thotë se ai vetëm konkretizoi punën e shkëlqyer të kombëtares kundër Hungarisë. Si ai ashtu edhe trajneri Reja shprehen se mungesa e Gjimshitit kundër Polonisë do të jetë një humbje e madhe.

Armando Broja: “Ishte ndeshje e mirë, ekipi luajti shumë fort dhe shumë mirë. Para se të hyja unë ekipi bëri gjithçka, mungonte vetëm goli. Shyqyr që bëra golin e fitores dhe morëm 3 pikët’’.

Për Gjimshitin e dëmtuar: ‘’Jemi e gjithë Shqipëria me ty, ishalla e krahun mirë dhe rikuperohesh shpejt’’.

Ndeshja e ardhshme kundër Polonisë: ‘’Ndeshja vjen shpejtë dhe dy ditë, duhet me qenë të përqendruar. Jemi ekip i fort, i mirë dhe i bashkuar. Ishalla Zotit aty do të festojmë."

Ndërkohë trajneri Reja u shpreh: “Ishte një fitore e bukur, duhet ta mbyllnim më shpejt ndeshjen sepse patëm raste të mira për shënim. Jemi të lumtur, por e vetmja gjë që më shqetëson është dëmtimi i Gjimshitit sepse është një lojtar i nivelit të lartë për ne. Do na mungojë si në fushë dhe jashtë saj. Është një humbje e madhe, por shpresoj të shërohet sa më shpejt.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?