Latifi, futbollisti i Tiranës

Kombëtarja 'kthen' Tiranën në Air Albania

21 Nëntor 2023, 22:10| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 22:12

  • Share

Klubi i futbollit Tirana bën me dije se tanimë skuadra do mund t'i zhvillojë ndeshjet në "Air Albania". Stadiumi modern i kryeqytetit prej kohësh nuk priste asnjë klub, kjo për shkak të fushës së re që u rinovua për ndeshjet e Kombëtares.

Me fundin e kualifikueseve të Euro 2024, Tirana do rikthehet në këtë stadium. Ndeshja e radhës kundër Kukësit, e programuar për të enjten në orën 20:00 do luhet pikërisht në këtë impiant.

Është klubi kryeqytetas që fton tifozët për të blerë biletën. Ndeshja ishte programuar për më 12 nëntor, ndërsa vdekja tragjike në fushë e Raphael Dwamena gjatë Egnatia - Partizani (1-1 deri në min e 24-t) bëri që kampionati të mos zhvillohej.

Tanimë Tirana nuk do luaj më në "Selman Stërmasi", me fushën e shtëpisë së saj që është në gjendje të rënduar. Bardheblutë njoftojnë tifozët e pajisur me biletë për ndeshjen kundër Kukësit, se mund ta konverojnë atë për në "Air Albania".

"Skuadra jonë luan të enjten ndeshjen e radhës në kampionat kundër FK Kukësit. Takimi që u shty javën e shkuar, do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Tifozët që kishin blerë bileta për ndeshjen e javës së shkuar, duhet të paraqiten në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” për të bërë konvertimin e tyre", njofton Tirana.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?