Korabi duke festuar

Kombëtarja i lë vendin produktit vendas, futbolli shqiptar rikthehet nesër në fushë

26 Mars, 15:30| Përditesimi: 26 Mars, 15:31

  • Share

Përfundimi i ndeshjeve të Kombëtares i ka lënë vendin futbollit vendas. Nesër (e mërkurë) në orën 14:00 rikthehet Kategoria e Parë me javën e 26-të. Duke nisur nga ora 14:00 luhen pesë duele, teksa një tjetër të enjten.

Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia luan me Tomorin, ndërkohë që Bylis ka një transfertë delikate me Burrelin. Edhe kryesuesit e AF Elbasanit luajnë në udhëtim me Kastriotin, teksa Besa dhe Luzi përballen në fushë asnjëanëse.

Në Peshkopi Korabi pret Flamurtarin në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë në fushë. Java e 26-të mbyllet të enjtë në "Roza Haxhiu", me Lushnjën e Gugash Maganit që pret Vorën.

Pas 25 ndeshjeve të luajtura renditjen e kryeson AF Elbasani me 59 pikë, një më shumë se Bylisi.

Kategoria e Parë, raundi 26-të:

E mërkurë 14:00

Apolonia - Tomori

Besa - Luzi

Burreli - Bylis

Kastrioti - AF Elbasani

Korabi - Flamurtari

E enjte 14:00

Lushnja - Vora

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?