Kombëtarja 'e vogël' i nis me shpresa të mëdha eliminatoret, mposhtin Armeninë në transfertë

8 Shtator 2023, 19:17| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 19:19

  • Share

Kombetarja e 21-vjeçarëve  i ka nisur me një rezultat shumë pozitiv eliminatoret e Europianit 2025, pasi kuqezinjtë e "vegjël" mposhtën 1-2 në transfertë Armeninë.

Të besuarit e Alban Bushit realizuan dy herë në pjesën e parë me Stiven Shpendin dhe më pas Rexhepin i cili vulosi pjesën e parë. 

Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues, duke gjetur golin në minutën e 86’ me Tarakhçjan dhe duke rihapur sfidën. Në minutat shtesë, të cilat ishin 14 për shkak të një situate me dritat në stadium të cilat ikën për disa moment, Shpresat arritën të ruanin rezultatin dhe të mernin kështu tre pikët.

Sfida e rradhës për kombëtaren e 21-vjeçarëve do jetë me date 12 shtator kundër Rumanisë në vendin tonë. Kujtojme se në grupin E bëjnë pjesë gjithashtu Finaldanda, Mali i Zi dhe Zvicra.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?