Sport

Kombëtarja e femrave në basketboll për turp, mbyll një tjetër ndeshje me rezultat skandaloz

15 Nëntor 2021, 16:59| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 17:00

  • Share

Nëse shumë u trishtuan me kombëtaren e futbollit pas humbjes 5-0 kundër Anglisë ajo që ndodh me kombëtaren e femrave në basketboll nuk është asgjë para kësaj. Vajzat kuqezi pas humbjes 125-19 me Poloninë kanë marrë një tjetër humbje shokuese në eliminatoret e Europianit 2023.

Kombëtarja e basketbollit të dielën është mposhtur 28-127 nga Sllovenia në ndeshjen e dytë kualifikuese, duke nxirë akoma më shumë fanellën. Madje në çerekun e dytë të lojës vajzat kuqezi nuk arritën të merrnin asnjë pikë.

Paraqitje të tilla tepër zhgënjyese duhet të jenë këmbanë alarmi për federatën, që në këto kushte ndoshta nuk duhet të marrë pjesë në këto eliminatore, por të zhvillojë gara brenda vendit, që fillimisht të paraqitet dinjitoze.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?