Kombëtarja e basketbollit

Kombëtarja e basketbollit humbet sërish, disfatë e thellë kundër Sllovakisë (VIDEO)

27 Korrik 2023, 12:06
  • Share

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka regjistruar humbjen e dytë në grupin I për sfidat e raundit të tretë të vlefshme për paraelminatortet e Kampionatit Europian 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri grek Antonios Doukas, janë mundur dje në transfertë nga Sllovakia me rezultatin 86-63.

Perioda e parë ka qenë e luftuar, me sllovakët që fituan 30-27, ndërsa në të dytën sërish ishin kundërshtarët që e mbyllën 16-10. Edhe në pjesën e dytë ishin sllovakët që dominuan, me çerekun e tretë që ishte katastrofë për tanët, të cilët shënuan vetëm tre pikë, për rezultatin 19-3. Në periodën e katërt tanët shënuan 23 pikë, dy më shumë se kundërshtari.

Edhe pse në parket kuqezinjtë u panë të motivuar, ishte Sllovakia që fitoi 86-63. Sllovakët marrin kreun e klasifikimit në grupin I, me dy fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara. Shqipëria pozicionohet në vend të fundit me dy humbje në po kaq ndeshje. Vladimir Brodziansky i sllovakëve dhe Elvisi Dusha i Shqipërisë ishin dy pikashënuesit më të mirë të ndeshjes, me 19 secili.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Julian Hamati, Elvis Dusha, Daniel Lekndreaj, Endrit Hysenagolli dhe Frenki Lilaj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?