Anxhelo Sina

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

2 Maj, 15:30| Përditesimi: 2 Maj, 15:32

  • Share

Anxhelo Sina, portieri 20-vjeçar i të rinjve të Olympiacos do jetë pjesë e Kombëtares U-21. Gardiani, për çudinë e të gjithëve nuk ka qenë pjesë e asnjë grupmoshe të kombëtares shqiptare, teksa shkëlqimi i tij me Olympiacos në Champions Leaguen e të rinjve dhe triumfi i skuadrës greke në finale kundër Milanit ka bërë që djaloshi të bjerë në sy.

I shpallur si "Njeriu i Ndeshjes" në finalen kundër Milanit, Sina me origjinë nga Tirana është kontaktuar nga drejtuesit e FSHF-së dhe në grumbullimin e radhës do jetë pjesë e Shpresave.

I gjatë 1.85 m, Sina nuk ka qenë pjesë as te grupmoshat e Greqisë dhe me pasaportën shqiptare që e zotëron është gati për të debutuar. Në UEFA Youth League ai luajti nëntë takime, duke e mbajtur portën në pesë raste të paprekur, duke i shërbyer Olympiacos U-19 që në fund u shpall kampion.

Klidman Lilo i Panathinaikos, Simon Simoni i Frankfurt dhe Endri Dema i Teutës janë tre portierët e U-21 kuqezi. Afrimi i Anxhelo Sinës, veç kualitetit në katërkëndësh do bënte që për portën kuqezi të kishte "derbi" mes Panathinaikos dhe Olympiacos.

Anxhelo Sina, njeriu i ndeshjes në finale

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?