Tritan Shehu

Komandimi i një zv.kryetari në KLSH/ Shehu: Mazhoranca do që ta kapë, ‘deja vu’ e keqpërdorur për kryeprokurorin

9 Qershor 2020, 17:56| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 18:00

  • Share

Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka akuzuar mazhorancën se do që të kapë KLSH-në me mekanizmin zhbllokues për të komanduar një zv/kryetar. Shehu e krahason këtë veprim nga mazhoranca si ajo me kryeprokurorin ndërkohë thotë se ndryshimi ligjor përmbys çdo gjë në KLSH.

Ai ka përmendur se ishte bashkë me ish- kryeministrin Fatos Nanon që nënshkruan marrëveshjen që kreu i KLSH-së përcaktohet dhe i përket opozitës, por mazhoranca me përpjekje anti- kushtetuese do që ta kapë. Kujtojmë se në krye të KLSH vijon të jetë Bujar Leskaj pasi Kuvendi ka rrëzuar tre propozime të Metës për drejtuesin e atij institucioni, por pak ditë më parë Presidenti ka propozuar Arben Shehun si të katërtin.

Statusi i plotë nga Tritan Shehu:

Rama, ndërsa sot flet për integrimin po “kap” edhe KLSh duke rrezikuar më tej demokracinë e rrugën europiane!! Në qershor të vitit 1997 nën garancinë e Komunitetit Sant’Egidio dhe të miqve italiane, unë me Fatos Nanon firmosëm në prag të atyre zgjedhjeve një marrëveshje ku midis të tjerave përcaktohej që dhe drejtuesi i KLSH do t’i përkiste opozitës. Një marrëveshje ajo për të krijuar disa ekuilibra e zbutur deri diku tensionet. Këto ditë me përpjekjet antikushtetuese të PS për të ndryshuar Ligjin e KLSh-se po tentohet “kapja” dhe e tij. Kjo tentativë tejet e rrezikshme po ndodh kur kriza në vend është unikale, pluridimensionale, kur kemi një Parlament e Qeverisje Lokale moniste, kur kjo mazhorancë po kontrollon drejtësinë, kur jemi pa Gjykate Kushtetuese e të Larte, kur vendi po kthehet përsëri në një “Republikë të Kanabisit”, kur tensionet kane shkuar në “qiell”:

–Të krijohet një Zv.Kryetar i KLSH që propozohet nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise, i cili e mund ta drejtojë atë për tre vite…. – për të qeshur e për të qarë ky “projekt” i maxhorancës, që dhe vetë Maduro nuk do ta kishte përpiluar dot të tillë, një “deja vu” kjo e keqpërdorur edhe për Prokurorin e Përgjithshëm. Në fakt ky është një ndryshim ligjor që përmbys çdo gjë në KLSh duke goditur demokracinë, transparencën, luftën kundër korrupsionit e konsolidon autokracinë.Si i tillë ai duhet të shërbejë edhe si nje motiv i fortë e sensibilizues, për të thirrur përsëri në mbrojtje të demokracisë, Qytetarët.

Komento

Komente

  • Ajde Ushnja: 10/06/2020 16:32

    Presh presh presh me shumice per ty Tritan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?