Foto ilustruese

Kolumbi: Akuza për përdhunimin e fëmijëve, 118 anëtarë të ushtrisë kolumbiane nën hetim, mes tyre edhe amerikan, reagon presidenti: Ky krim nuk është ndëshkuar prej vitesh!

14 Janar 2023, 16:03| Përditesimi: 14 Janar 2023, 16:13

  • Share

Presidenti kolumbian Gustavo Petro urdhëroi të kryheshin hetime të premten pas akuzave të reja për përdhunim të fëmijëve, anëtarë të fiseve indigjene, nga anëtarë të forcave të armatosura të vendit të tij dhe një ushtar amerikan.

Rrjeti televiziv spanjoll 'Univision' pretendoi në dhjetor se një ushtar amerikan që jetonte në një batalion të ushtrisë kolumbiane në vitin 2019 kishte abuzuar seksualisht dhe kishte lënë shtatzënë një vajzë 10-vjeçare nga fisi Nukak në rajonin jugor të Amazonës.

Pasi foli me burime lokale dhe organe shtetërore, Univision raportoi se ka dukuri në rritje të përdhunimit të të miturve indigjenë në departamentin Guaviare (në Amazonia), duke përfshirë kryesisht nga burra të bardhë, shumica prej të cilëve janë ushtarë. 

Petro tha se kishte kërkuar nga një komision nga instituti i mirëqenies së familjes dhe presidenca të udhëtonte në Guaviare për të hetuar akuzat.

“Ky tmerr ka mbetur i pandëshkuar prej vitesh”, shkruan Petro në Twitter.

Prokurorja publike Isabel Leon tha për Univision se ushtarët kolumbianë dhe amerikanë po hetoheshin për abuzimin e dyshuar të vajzave Nukak.

Petro tha se 118 anëtarë të ushtrisë kolumbiane ishin nën hetim.

Ambasada amerikane në Bogota lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se trupat e saj nuk ishin vendosur në Guaviare në vitin 2019.

Nukakët tradicionalisht nomadë u zhvendosën nga tokat e tyre në fund të shekullit të 20-të nga konflikti brutal i armatosur prej dekadash që u ka sjellë mjerim miliona kolumbianëve.

Konflikti i shumëanshëm ka përfshirë guerilët e krahut të majtë radikal, paraushtarakët e krahut të djathtë, trafikantët e drogës dhe forcat e armatosura.

Sot, Nukakët jetojnë në vendbanime të pasigurta rurale dhe lypin në qytete për të mbijetuar.

Shumë fëmijë dhe adoleshentë nga komuniteti përfundojnë të kontrolluar nga rrjetet që u ofrojnë ushqim në këmbim të favoreve seksuale, thonë OJQ-të. Disa janë të varur nga droga.

Në vitin 2020, prokurorët hapën një hetim për përdhunimin e dyshuar të një vajze 15-vjeçare Nukak nga tetë ushtarë kolumbianë në Guaviare.

Po atë vit, një vajzë indigjene 13-vjeçare u përdhunua nga shtatë ushtarë në departamentin veriperëndimor të Risaraldës.

Ushtarët u dënuan  me 16 vjet burg.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?