Një nga vajzat e arrestuara

Kolumbi/ Fshehën 2 kg kokainë në flokë dhe pjesët intime, arrestohen 2 gra në aeroport! Po shkonin drejt Spanjës

15 Nëntor 2022, 09:08| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 09:13

  • Share

Njerëzit duket se kërkojnë çdo ditë e më shumë metoda të ndryshme për trafikun e drogës. Dy vajza janë arrestuar në Kolumbi pasi kishin fshehur qese të vogla kokaine në flokë në mënyrë që t’i shmangeshin kontrolleve në aeroport.

FFillimisht u kap një 30-vjeçare që u kap në aeroportin Alfonso Bonilla Aragón në qytetin e Palmira, Valle del Cauca. Ajo do të hynte në Europë. Policinë iu duk e dyshimtë dhe vendosi ta merrte në pyetje. Ajo u nevrikos ndërsa gjatë kontrollit u zbulua se fshihte 900 gramë kokainë në zgjatimet e flokëve.

Po ashtu fshihte dhe 200 gramë në zonat intime. Një tjetër rast i ngjashëm ndodh me një pasagjere në aeroportin José María Córdoba de Rionegro, e cila mbante paruke, ku kishte fshehur 650 gramë kokainë dhe 200 të tjera në pjesët e saj intime. Të dyja gratë po udhëtonin për në qytetin e Madridit, Spanjë. Në total u sekuestruan 1950 gram drogë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?