‘Kolos i artit’, Muharrem Hoxha dhe aktorët e Durrësit kujtojnë me dhimbje Mirush Kabashin: Ishte shkollë më vete

5 Dhjetor 2023, 14:40| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 15:55

  • Share

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Nderi i Kombit, Mirush Kabashi. Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për humbjen e këtij aktori të mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar.

Ndërkohë që kolegët dhe bashkëpunëtorët e teatrit "Aleksandër Moisiu" kujtojnë bashkëpunimin shumëvjeçar me artistin Mirush Kabashi, duke e cilësuar humbjen e tij si humbje kombëtare.

“Po ikën plejada e aktorëve më të mirë. Mirushi kishte vendin e tij këtu. Njëherë kam punuar me Mirushin dhe ishte shkollë më vete. Qen i punës në kuptimin i përpiktë për atë që donte. Kam bërë një komedi me Mirushin, dy vëllezër e gjysmë. Kishte lezet kur e shihje, nur. Recitimet që ka bërë Mirushi, edhe në komedi edhe citime. Kolosi i artit”, tha Muharrem Hoxha.

“S’ka fjalë. Është e tepërt çdo fjalë. Rreth punës së tij, me atë që ai ka lënë trashëgimi sot. Dhimbje padiskutim. U rritëm bashkë në këtë teatër. E kam gjetur këtu, teatri është një familje, këtë ma besoni, nuk e them unë, e kanë thënë të tjerë para meje. Kemi nejtur më tepër me njëri-tjetrin sesa me ata të familjes”, tha Xhelal Tafaj.


Lajmi kryesor:

Shuhet 'Sokrati' shqiptar, aktori Mirush Kabashi ndërron jetë në moshën 75-vjeçare! 100 role në teatër e 20 në kinematografi


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?