Kolonjë, shkatërrohet kisha 400-vjeçare e Shën Mërisë! Drejtori i Trashëgimisë në Korçë: Do të ndërhyjmë për konservimin e afreskeve

21 Shkurt 2022, 09:19| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 09:23

  • Share

Kisha e Shën Marisë në fshatin Barmash të Kolonjës është rrënuar ndër viteve, ndërsa pak ditë më parë u shemb dhe pjesa hyrëse. Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Korçë, Gjergji Koki tha për Report Tv se janë hartuar dy projekte për restaurimin e kishës 400-vjecare.

'Një projekt kapital për restaurimin e objektit dhe një projekt tjetër për konservimin, pra që të ruajmë gjendjen që ka mbetur monumenti. Për fat të keq një pjesë e madhe është shembur dhe riformulimi është i nevojshëm, por për të bërë të mundur riformulimin duhet bërë konservimi.'- tha Koki.

Ndërhyrja e parë imediate për konservimin e afreskeve pritet të realizohet gjatë muajve të verës.

"Në verën e këtij viti kemi parashikuar konservimin e afreskeve, pra piktura murale që janë të pazëvendësueshme për vetë rëndësinë historike se i përkasin shekullit të XIII. Së bashku me bashkinë dhe donatorë, biznese të zonës do të bëjmë punimet fillestare për konservimin e monumentit", u shpreh Gjergji Koki drejtor i trashëgimisë kulturore në Korçë.

Ndërsa sa i përket shembjes së portës, Koki tha se nuk ka pasur vlera historike.

"Hyrja e kishës nuk ka qenë autentike, ka qenë e ndërtuar naive nga banorët dhe besimtarët, pra nuk është humbur pjesë e rëndësishme", tha Koki.

Kisha e Shën Mërisë është ndërtuar me një arkitekturë të veçantë dhe piktura murale, ku fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre tashmë nuk ekzistojnë më.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kristian: 21/02/2022 09:43

    O drejtor muti po cfar prite deri tani, apo sa te shembej mire qe te vidhnit mirë ca fonde?! Mos u ngopshit plehra!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?