Kolonjë, 500 banorë të Qafzezës pa ujë të pijshëm, dy çezma për gjithë fshatin

17 Qershor 2020, 17:16| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 17:18

  • Share

Rreth 500 banorë të fshatit Qafzez në bashkinë e Kolonjës vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Situata vështirësohet dhe me tej përgjatë stinës së verës kur edhe burimet me te afërta të fshatit shterojnë.

Sipas banoreve arsyeja kryesore e mungesës se furnizimit me ujë të pijshëm në këtë fshat është pikërisht rrjeti i amortizuar i ujësjellësit.

“Ujë të pijshëm nuk ka. Kemi pothuajse që në dimër, janar. Mbetëm pa larë. Shumë vështirë. Thahesh për ujë. Vetëm kjo çezmë është. Duhet uji në shtëpi”, u shprehën banorët.

Ky problem i mbartur prej 10 vitesh asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.

“Ky ujë sjellës është tejet i amortizuar. Ca të nënën ca të njerkës po veprohet në fshatin tonë. Ne nuk kemi ujë”, tha një tjetër.

Burime pranë bashkisë Kolonjë thanë se së shpejti pritet te nise zbatimi i një projekti për linjën e ujësjellësit rajonal te Kozelit që do furnizojë 16 fshatra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshatar: 23/06/2020 02:16

    Turp dhe jejani I prape voten Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?