Kronikë

Kolektori i Balldrenit i mbushur me peshq të ngordhur, banorët: Ferma derdh lëndë të rrezikshme në kolektor

25 Qershor 2021, 19:30| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 19:35

  • Share

Kthyer në përmasat e një katastrofe ekologjike për shkak të ndotjes, peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e ujit, në kolektorin e Balldrenit në Lezhë i cili lidhet me Lumin Drin.

Kjo gjendje është shfaqur që prej pasdites së të enjtes, ku ajo çfarë është e padurueshme edhe aroma e rëndë e zonës përreth.

Dyshimet e banorëve dhe peshkatarëve janë se ndotja vjen nga derdhja e lëndëve të rrezikshme nga një fermë blegtorale, ç’ka sjell ngordhjen e peshqve dhe shkatërrim të habitatit natyror. Banorët kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës pasi sipas tyre kjo gjendje po sjell dëme dhe në bizneset e zonës.

“Uji këtu ka një ngjyrë komplet blu të errët që domethënë ngjyrë pesticidesh nga e cila ka ngordhur I gjithë peshku. Këtu ka mbaruar ekosistemi i vendit sepse ky peshk ka ngordh nga pesticidet. Po të shohim kjo nuk është hera e parë është e disata herë që ndodh”, thotë një banor i zonës.

“Unë kam dhe biznesin këtu në këtë zonë. Ka ardhur një erë e keqe që më ka larguar njerëzit prej lokalit dhe servisit se nuk mundin të duronin atë erë të rëndë. Është problem se unë ha bukë me atë biznes. Nga një herë në muaj ndodh kjo situatë. Këto helme parashikoj unë që vjen nga hidrovori ”, thotë një banor tjetër.

“ Kjo është një gjë që ndodh 7, 8 herë” thotë një banor tjetër i fshatit.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku  pohon problematiken duke bërë të ditur se është  ngritur një grup pune, për të analizuar situatën dhe zbuluar shkakun e ndotjes.

Edhe pse një fenomen i përsëritur disa herë përgjatë  8 muajve te fundit dhe i denoncuar nga banorët në formë ankesash nuk është bërë asgjë nga ana e autoriteteve mjedisore në Lezhë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?