Kolegu humbi jetën në krye të detyrës, vetë u paralizua nga plumbi që mori, polici merr 10 mijë dollarë! Prej 2016 jep kontribut vullnetar në Policinë Rrugore

15 Shkurt 2022, 13:32| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 13:37

  • Share

Viti 2004 do të ndryshonte tërësisht jetën efektivit të Policisë Resmi Hasanpapa. Gjatë përditshmërisë së tyre në punë, Hasanpapa dhe kolegu tjetër i tij, Allaman Dervishi do të qëlloheshin me armë zjarri nga dy persona.

Nga plumbat humbi jetën Dervishi, ndërsa Hasanpapa mbeti i plagosur në këmbë, plagë që e la atë të paralizuar.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të japë kontributin e tij, teksa prej vitit 2016 ai është angazhuar si vullnetar në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje, Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, i dorëzoi atij sot çekun me shumën 10 mijë dollarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?