Politikë

Kolegji Zgjedhor 'vulos' edhe Qarkun Tiranë, rrëzohet ankimi i PD-së për pavlefshmëri të 25 prillit në kryeqytet! Nuk pranohet edhe kërkesa për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

8 Qershor 2021, 08:42| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 16:10

  • Share

TIRANË-Pas Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, qarku i më i rëndësishëm në vend ka mbyllur procesin e ankimeve pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri Kolegji Zgjedhor  'vulosi' sot edhe rezultatin e Qarkut Tiranë, që bëhet kështu i katërti nga 9 qarqe të ankimuara në Kolegj. 

Gjithashtu më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzua kërkesën e PD për përjashtimin 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për 25 prillin.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu e quajti mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor për të velrësuar kërkesën për përjashtimin e 7 gjyqtarëve si "urgjencë të paparë".

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”, shkruajti Logu.

Partia Demokratike kërkoi dje përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët e Kolegjit  nga procesi i shqyrtimit të padive të saj për zgjedhjet e 25 prillit, pasi kanë vulosur rezultatin në 3 qarqe të vendit në BeratVlorë GjirokastërPD kërkon përjashtimin e gjyqtarëve Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Emona Muçi, Esmaralda Çika, Gentjan Medja e Manjola Xhaxho dhe Sokol Ibi. Në një kërkesë drejtuar Kolegjit Zgjedhor, PD pretendon se këta gjyqtarë nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera që pritet të shqyrtohen brenda këtyre ditëve. 

Kujtojmë se 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor u përzgjodhën me short, ku emrat e pretendentëve u futën në gogla dhe u tërhoqën një e nga një përpara kamerave, përfaqësive politike, gjyqtarëve e ndërkombëtarëve. Në total ishin 16 kandidatë, mes të cilëve, u përzgjodhën vetëm 8.

Ora 11:52
Ankimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e PD-së për prova shtesë në qarkun e Tiranës, me arsyetimin se është e pambështetur në ligj e prova. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. 

Ora 10:43
Kërkuan përjashtimin e 7 gjyqtarëve nga 8 në total, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e PD për përjashtimin 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për 25 prillin.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?