Foto ilustruese

Kolegji Zgjedhor rrëzon Berishën dhe Metën, s’ka ripërsëritje zgjedhjesh në Elbasan! Ankimin e BF dhe Maliqit për Kuçovën i bashkon në një

20 Qershor 2023, 16:31| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 21:34

  • Share

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sërish Koalicionin Berisha-Meta, të cilët kërkonin ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit dhe ato të Kuçovës. Pas shqyrtimit të kërkesës padive, ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor ka vendosur rrëzimin e tyre, duke lënë në fuqi rezultatin e dalë më 14 maj. Të dy bashkitë, janë fituar nga Partia Socialiste.

Konkretisht në Elbasan, kandidati i PS, Gledian Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi, ndërsa në Kuçovë, Kreshnik Hajdari i PS mori 49.79% të votave, ndërsa Lefter Maliqi i BF 44.88% të votave.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor ka bashkuar në një ankimin e Lefter Maliqit, i cili kërkonte për shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve dhe hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim të votave në Kuçovë me atë të Bashkë Fitojmë, i cili kërkonte shpalljen e pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Kuçovë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jordan: 20/06/2023 22:46

    Mbaji hajdarin hajdarit o lefter I mallkuar,vajte ne te semes mos hap me gojen mos pllit me se le nam,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?