Foto ilustruese

Kolegji Zgjedhor merr vendimin, anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave për 14 majin do të ndahet mes PDIU dhe Partisë së Lirisë

12 Maj 2023, 13:07| Përditesimi: 12 Maj 2023, 13:11

  • Share

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit. Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

PL e kishte ankimuar vendimin e KQZ dhe të KAS, por Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e Celibashit.

Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, gjë të cilët PL e ka ankimuar sërish në Kolegjin Zgjedhor.

Me vendimin e KAS koalicioni Meta-Berisha mbesin pa numërues në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, ndërsa anëtarin tjetër Meta-Berisha do e ndajnë me PDIU.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?